Referendumi për shkarkimin Bashës, Vokshi: Deri në orën 15:00 kanë votuar 34,105 anëtarë të PD

Kryetarja e Komisionit Organizativ i grupit të rithemelimit, Albana Vokshi  në daljen e dytë për mediat ka dhënë detaje në lidhje me pjesëmarrjen e anëtarëve të Partisë Demokratike deri në orën 15:00.

Vokshi ka theksuar se deri në orën 15:00 kanë marrë pjesë 34,105 delegatë demokratë të cilët kanë votuar shkarkimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Ajo është shprehur se qendrat e votimit do të qëndrojnë hapur deri në orën 17;00, ndërsa ka bërë me dije se në qendrën e votimit numër 1 në Tiranë, është tentuar që të pengohet votimi. 

“Raportimi i radhës për pjesëmarrjen në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës. Raportimi ëhstë sipas komisionerëve në 107 qendra votimi deri në orën 15:00, jemi në qendrën e votimit numër 1, ku është tentuar pengimi i votimit nga ana e personave të porositur nga Lulzim Basha, ku është hedhur vaji dhe plastifikuar dyert, drinit, por asgjë nuk e pengon vullnetin e sovranit demokrat për shkarkimin e Lulzim Bashës, kemi ndenjur larg provokimeve, dhe votimi ka qenë i qetë, përveç një rasti për pengesë nga Rama në Bashkinë Cakran, komisionerët të mbajnë hapur qendrat e votimit derisa të votojë demokrati i fundit, mos i mbyllin në 17:00.

Shkodër: 3,660 votues

Lezhë: 2670

Kukës: 1550

Dibër: 1559

Durrës: 4840

Tiranë: 7536

Elbasan: 2796

Berat: 893

Korçë: 2655

Fier: 3415

Gjirokastër, 1288

Vlorë: 1273

Në total shifra totale ka arritur në 34,105."- shprehet Vokshi.