Shikoni videon. Endri Çekiçi hero, “çmend” Konyaspor me një gol në frymën e fundit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2021, 16:31
Konyaspor po shkëlqen në Superligën Turke dhe meritë këtu kanë këtë sezon edhe treshja shqiptare, Çekiçi, Cikalleshi dhe Bytyqi.
Teksa Cikalleshi është një titullar i padiskutueshëm, Çekiçi ndeshjet e fundit nuk i ka luajtur titullar por sot ai u fut dhe zgjidhi ndeshjen për ekipin që po ëndrron dhe po ecën në pjesën e sipërme të tabelës.
Në një duel shumë të fortë ndaj Antalyspor, Endri Çekiçi u fut 10 minuta nga fundi dhe me një prekje në frymën e fundit në 93’ shënoi duke i dhënë golin e fitores Konyaspor që tashmë konfirmohet forcë e dytë në kampionatin turk./Ora News/.
GOL | Konyaspor 1-0 Antalyaspor
— Anlik goller (@Anlikgoller16) December 18, 2021
⚽️ 90+2' Endri Çekiçi
Maç Linki, anlık goller ve Önemli pozisyonlar için: @GoalHubTR pic.twitter.com/SGx5e6cPZP
