Danimarka do të marrë me qira 300 qeli në burgjet e Kosovës
Danimarka ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën për të marrë hua 300 qeli në burgjet e Kosovës, raporton “Tv2.dk”.
Ministri i Drejtësisë i Danimarkës, Nick Haekkerup, ka treguar se bëhet fjalë për deportim të të dënuarve nga shtetet e treta.
Ne jemi pajtuar se duhet bërë punë për të marrë me qira vende burgu në Kosovë për deportim të të dënuarve nga shtetet e treta. Dhe po zgjerojmë vendet në burgjet në Danimarkë si periudhë afatshkurte ashtu edhe afatgjate”, tha Haekkerup.
Konservatorët janë pro marrëveshjes së re me Kosoven, nderkohë radikalët shprehen skeptikë dhe nënvizojnë se në sistemin e burgjeve në Kosove ka korrupsion, dhunë dhe staf pak të trajnuar.
Marrëveshja parashikon katër miliardë korona shtesë për nismat e reja. Parashikohet që burgjet të ndjekin rregullat e shteti danez gjithashtu do të jenë gardianë danezë që do të kujdesen për të burgosurit, shkruan TV2.dk.