Kaso për referendumin: Anëtarë të pajisur me kartë nuk janë futur në listat e votimit
Ivi Kaso, përfaqësues ligjor i PD në disa beteja elektorale, votoi sot për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.
Ai tha se procesi i referendumit po ecën normalisht me disa probleme sporadike.
Kaso: Ka pasur probleme sporadike të anëtarëve të cilët të pajisur me kartën e anëtarësisë nuk kanë gjetur emrin në listat e votimit, të vogla në dijeninë time. Për hir të një ndarje në procesin e votimit për kryetar të PD në qershor një pjesë e mirë e anëtarësisë u konsiderua jo aktive, nuk e di mbi çfarë bazash dhe nuk, u fut në listat e votimit. Listat janë ato që janë përdorur në qershor për zgjedhjet për kryetar partie.
Lidhur me paditjen në SPAK nga Basha, ai u shpreh:
Kaso: Turp i madh, turpi është i atyre që e kanë bërë.
Sa i takon monitorimit të procesit, ai tha se pala tjetërka qenë e ftuar të dërgojë vëzhgues.
Kaso: Kushdo ka qenë i ftuar, nëse nuk e kanë çmuar të dërgojnë vëzhgues është puna e tyre. Prezenca juaj është vula më e mirë e transparencës.

