"Jam shumë i zhgënjyer me Lul Bashën", demokrati në Tiranë gris teseren e partisë dhe e këshillon: Ule tempin!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2021, 10:55
Në njësinë katër në Tiranë, demokratët kanë përshtatur për Qendër Votimi një lokal për shkak se selia e PD është e mbyllur.
Votimi vijon prej orës 8. Për mikrofonin e Ora News ky demokrat shprehur zhgënjimin nga kryetari i partisë Basha.
Në shenjë revolte grisi dhe kartën e anëtarësisë.
"Jam shumë i indinjuar nga Lul Basha, për arsye se kam ngrenë 3-4 herë gazlotësjellës. Kemi dalë shëtitje në bulevard dhe jemi kthyer prapë në shtëpi pa bërë asgjë. I them Lul Bashës ja ku është tesera e tij (e gris). Nuk më duhet tesera e Edi Ramës, më duhet e Sali Berishës. Jam shumë i zhgënjyer si demokrat nga Lul Basha".
E ndërsa Basha mban sot Kuvendin Kombëtar në Pallat të Kongreseve, ai i përcolli këtë këshillë.
"Ta ulë tempin se prapë në PD do jetë".

