"Nuk i bëhet as armikut politik", Këlliçi denoncon: Në njësinë 1, në shkallët e selisë ishte hedhur vaj makinash për të rrëshqitur
Belind Këlliçi, një nga protagonistët kryesorë në lëvizjen e ish-kryeministrit Sali Berisha, votoi sot në referendumin për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.
Pasi votoi në barin në hyrje të Ambasadës amerikane, i cili mban të njëjtin emër, ai denoncoi një incident në njësinë 1 në kryeqytet.
"Nuk është çështje selie. Pala tjetër vazhdon ti bjerë murit me kokë por dihet si shkon kjo punë. Kemi parë skenarë të shëmtuar si ai në njësinë 1 ku është hedhur vaj makinash në shkallët e selisë. Nuk i bëhet armikut politik jo demokratit. Në seli është kyçur brava dhe komisioni është jashtë te dera e selisë për zgjedhjet".
Pyetjes nëse selia e PD-së është kështjella e fundit që grupi pro Berisha duhet të marrë, ai dha këtë përgjigje.
"Kjo nuk është çështje ndërrim bravash dhe vulash, është vullneti i qytetarëve. Me të përfunduar referendumi del rezultati. Pastaj Kuvendi dhe Komisioni i rithemelimit do to të vendosë për hapat e radhës. Të presim me qetësi rezultatin. Komisionet e Votimit do shërbejnë si Komisione Numërimi. Rezultatet do të vijnë në Tiranë, do bëhen transparente. Porceservebalet gjithashtu do të vijnë të mbyllura me vulat e sigurisë".

