Kapet me 23 sirianë, shoferi e kishte përshtatur makinën sikur ishte ngarkuar me dërrasa

Është kapur në flagrancë në aksin rrugor Korçë-Bilisht, në fshatin Cangonj, Ilir Topciu duke transportuar 23 shtetas të huaj, refugjatë nga Siria, të cilët po i transportonte nga Devolli për në Tiranë e mandej drejt vendeve të BE, kundrejt pagesës prej 300 euro secili.

Transportimin e shtetasve të huaj, i arrestuari po e kryente me një automjet i cili ishte përshtatur ne një formë sikur ishte i ngarkuar me Dërrasa.

Vijojnë hetimet për sa më sipër dhe po punohet ngushtësisht me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles se Pare Korçë, për dokumentimin e plotë ligjor, të kësaj veprimtarie te kundraligjshme dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të bashkëpunëtorëve të tjerë.

Provat materiale te sekuestruara sot në datën 15.12.2021:

- Automjet Ford  Transit me targë AA798GE

- 2 aparate telefoni celulare

Materialet mbi veprimet e para hetimore, do ti  kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale “Ndihma për kalimin e paligjshëm të kufijve” te parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal nga ana e DVP Korçë.