Kolonjë: Digjet banesa, një i vdekur shpëtojnë 5 anëtarët e tjerë të familjes

Një person ështrë asfiksuar nga zjarri ndërsa kanë arritur të shpëtohen 5 anëtarët e tjerë të familjes pasi flakët dogjën banesën.

Ngjarja është regjistruar sot në mëngjes në fshatin Sanjollas të  Kolonjë.

Viktima është një invalid.

Policia do të kryejë hetimet për të zbardhur shkaqet. 

"Mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:30, në fshatin Sanjollas, Kolonjë, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit H. S., 61 vjeç, i cili për pasojë ka gjetur vdekjen" informoi policia e Korçës.