“Po dridhen themelet e narko-shtetit” Berisha: Protesta e fuqishme kundër Vuçiç nis të hënën nga selia e PD-së

Ish-kryeministri Sali Berisha pasi votoi në qendrën pranë ambasadës amerikane ditën e sotme për shkarkimin e Bashës ai foli edhe për gazetarët.

Ai tha se ditën e hënë do të ketë një protestë të madhe  ditën e hënë në Tiranë në orën 16:00 kundër vizitës së presidentit Vuçiçit.

Berisha. Po dridhen themelet e narko-shtetit. Është thirrur një protestë me urgjencë, për shkak të një axhendë të pa pritur të Vuçiç në Tiranë për Ballkanin e Hapur që është totalisht një projekt për hegjemoninë serbe në Ballkan dhe vendosjen e Kosovës nën darët e klikave. Kjo është një nismë kundër nismës së Berlin.

Ditën e hënë në orë 4 do të jemi të gjithë në Tiranë në një protestë të fuqishme. Do të protestojmë kundër vjedhjes së tmerrshme për 8 vite. SPAK-u i partisë ka nxjerrë vetëm aferën me 3 milionë duke dashur që t’i verë kapak 400 milionë. PD nuk ka organizuar asnjë protestë për këtë gjë.

Nuk ka protestë para selisë para PD-së, por vendi i grumbullimit të hënën do të jetë oborri i selisë së PD-së jo për protesta, por është vendi për tu nisur. Unë ftoj të gjithë deputetët që të bashkohen në protestë para kryeministrisë."