Kamëz, makina përplasur 10-vjeçarin, transportohet me urgjencë në spital

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në rrethrrotullimin e Kamzës.

Një mjet ka përplasur një të mitur, ndërsa ai është transportuar me urgjencë në spital ku është jashtë rrezikut për jetën.

“Me datë 18.12.2021, rreth orës 10:15, në Kamzë, te rrethrrotullimi, mjeti me drejtues shtetasin H. Xh., ka aksidentuar këmbësorin e mitur, L. Xh., 10 vjeç. Si pasojë i mituri është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.” – njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.