Demokrati voton për shkarkimin e Bashës: Nuk jam as me Berishën, të vijnë figura të reja

Ndrec Pjetri, kryetar i FRPD-së, Dega 2 Durrës ka shkuar ditën e sotme të votojë për shkarkimin e Lulzim Bashës, por është shprehur se nuk është me Sali Berishën.

Ai tha se Foltorja e Berishës ishte për koperturë personale dhe jo për të ardhmen e PD-së dhe se Basha duhet të largohet pasi nuk i ka çuar dot demokratët në fitore.

Ai shtoi se nëse nuk ka figura të tjera që mund ta marrin PD-në, përpos Berishës dhe Bashës, atëherë më mirë të mos ekzistojë si parti.

Pjetri: Sot votova për shkarkimin e Bashës si kreu i PD-së sepse duhet të vendosur rregull që kryetari nëse humb partia duhet të ikë. Ndërsa Foltorja e Doktorit është një koperturë personale, jo një rrugëtim për ta çuar PD-në në pushtet. Unë përkrah PD-në dhe jo Bashën e Berishës. Duhet të dalin figurat e reja. Nëse s’ka figura të reja, më mirë të mos ekzistojë si forcë politike.

Unë besoj se shumica e anëtarëve të PD-së mendojnë se Berisha e ka mbyllur kapitullin e tij, ndërsa Basha e ka vërtetuar se nuk na çon drejt fitores. Nëse nesër Berisha do të jetë në garë, unë do të jem me gjithë njerëzit e mi do të bëj maksimumin që ai të mos bëhet kryetar.