Referendumi për Bashën, demokrati në Maliq përshëndet Salianjin me gishtin e mesit: Noc Rrokun do marrësh
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2021, 11:34
Ndërsa i drejtohej kutisë së votimit në Maliq për të votuar në referendumin e thirrur nga Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD, ky demokrat nuk kishte një mesazh për Bashën por për deputetin e Korçës Ervin Salianji.
Teksa e përshëndeti me gishtin e mesit, ai u shpreh për mediat:
"Salianj, Noc Rrokun do marrësh".
Të njëjtin veprim përsëriti dhe një tjetër demokrat para tij.
Në Maliq janë mbi 350 anëtarë me të drejtë vote.

