Sali Berisha pyetet për Toyota Yaris dhe Bashën: Pse i mbyll Ëngjëll Agaçi unë prokuror nuk bëhem

Ish kryeministri Sali Berisha pasi votoi në referendumin për shkarkimin e Bashës u pyet lidhur me çështjen e Toyota Yaris.

Gazetarët e pyetën: A keni bërë vepër penale të moskallëzimit të krimit për sa kohë keni mbajtur sekretet e fshehura

“Nuk kam mbajtur asnjë sekret të fshehur. Sa i takon Toyota Yaris prokuroria ka hapur një çështje dhe Lulzim Basha ka bërë deponimin. Pse i mbyll Ëngjëll Agaçi unë prokuror nuk bëhem. Unë di që ai është thirrur në hetim. Drejtësia belge po e ndjek dhe kam besim se do i shkojnë deri në fund” tha Berisha