Bujar Nishani: Ringritja nuk është e thjeshtë por Kuvendi hodhi bazat e bashkimit
Ish presidenti Bujar Nishani pranoi se PD ka qenë e përçarë në 4 -5 vitet e fundit, një përçarje që u thellua nga Lulzim Bashan pas zgjedhjeve të 25 prillit.
A po i thellojnë ndasitë brenda PD-së?
Bujar Nishani: “Shqetësimi është i drejtë por në 4-5 vitet e fundit PD ka qenë vazhdimisht në një proces përçarjeje. Pas 25 prillit qëndrimi që u mbajt nga ana e lidershipit në drejtimin e PD-së u thellua më shumë përçarja. Edhe para kuvendit kombëtar PD ishte më e përçarë se kurrë në historinë e saj që nga themelimi.
Nishani thotë se Kuvendi hodhi bazat e ringritjes dhe modernizimit të PD-së
Bujar Nishani: “Kuvendi hodhi bazat e bashkimit, ringritjes dhe modernizimit të PD-së. Këto sfida që ka PD do të kalojnë pasi PD ka eksperienca shumë positive në kontributet e saj, qoftë si parti e qoftë si qeveri. Ka dhe eksperienca të hidhura të atakimit politik. Jo pak herë ka qenë objekt i skenarit të copëtimit e dobësimit të saj. I ka kaluar me sukses dhe gjithmonë zgjidhja është gjetur tek anëtarësia. Jam I bindur se kjo frymë që ka krijuar lëvizja për ringritjen e PD i ka munguar.
Ringritja nuk është e thjeshtë. Por kur ekziston vullneti dhe transparenca të gjitha bëhen të mundur pë tu realizuar. Deri më 22 mars kur është kuvendi PD do të përfshihet në një proces rifreskimi dhe rigjenerimi nga seksioni deri në kryesinë e PD-së. “
Nishani tha se do i bashkohej protestës së thirrur të hënën e 20 dhjetorit.