"Admiroj Amerikën" Berisha: Ditë historike për lirinë e PD-së e Shqipërisë, shkarkojmë pengun Lul Brava
Ish-kryeministri Sali Berisha pasi votoi në qendrën pranë ambasadës amerikane ditën e sotme për shkarkimin e Bashës ai foli edhe për gazetarët.
Ai tha se kjo është një ditë historike për lirinë dhe shpresën e PD-së, shoqërisë shqiptare në tërësi, ku anëtarësia do të shkarkojë Lulzim Bashën.
Berisha: Ditë historike për lirinë dhe shpresën e PD-së, shoqërisë shqiptare në tërësi. Ky është referendumi i parë në 30 vite i thirrur nga anëtarësia e një partie për të shkarkuar peng-kryetarin, atë që do të futet në analet e historisë politike të Shqipërisë si Lulzim Brava. Ky është referendumi i parë që thërrasin demokratët për një vendim historik. Ky është një referendum.
Aq sa mund të jetë Amerika provokim për Sali Berishën. Amerika është një vend që unë admiroj. Po të marrësh nga një aspekt tjetër, nga ky bar i vogël i dërgohet një mesazh forcave konservatore ne Evropë dhe SHBA se anëtarësia ka vendosur me votë të lirë kundër një kryetari të marrë peng. Lulzim Basha thërret anti-kuvende, ndërsa po dridhen themelet e narko-shtetit.

