Aksident në Devoll, 'Benzi' dhe 'Audi' përfundojnë në kanal pas përplasjes, 4 të plagosur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2021, 10:38
Një aksident rrugor u regjistrua mëngjesin e sotëm në Korçë.
Policia thotë se rreth orës 09:15, në rrugën që lidh fshatin Tren të Devollit me aksin rrugor Korçë-Kapshticë, kanë dalë nga rruga dhe janë rrëzuar në kanal mjeti tip "Benz" dhe mjeti tip "Audi", me drejtues shtetasin Ç. Ç., banues në fshatin Barç, Korçë.
Për pasojë, kanë marrë lëndime të lehta 4 pasagjerë të mjetit tip "Audi", konkretisht shtetasit M. H; Sh. M; K. H. dhe Xh. Sh., të cilët u dërguan për mjekim në Spitalin e Bilishtit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.