I kalon stafetën të bijës, vajza e Jozefina Topallit voton për shkarkimin e Bashës dhe përshëndet me dy gishta
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2021, 11:42
Ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, njëherësh dhe ish-kryetare e Kuvendit Jozefina Topalli duket se po ia kalon stafetën politike të bijës.
Megi Topalli votoi sot në referendumin e thirrur nga Berisha për shkarkimin e Lulzim Bashës si kryetar i PD.
Topalli votoi në qendrën e vendosur pranë sheshit "Isa Boletini".
Kujtojmë se Megi Topalli ka marrë pjesë edhe në Foltoren e Berishës në Shkodër.
Vihet re se Jozefina Topalli ka zgjedhur të bëjë betejë politike në hije ndërsa në publik shohim kryesisht të bijën.



