Bylykbashi: Sot shprehen demokratët, për të rrëzuar Ramën duhet të largojmë Bashën në fillim

Ish-deputeti demokrat Oerd Bylykbashi u shpreh sot është dita kur kthehet një instrument që Basha ua kishte marrë në të gjitha format.

Ai tha se demokratët do të votojnë me vullnetin e tyre për ratifikimin e vendimin të Kuvendit të Kombëtar të 11 dhjetorit.

Ai shtoi se Gjëja e parë që duhet të bëjmë për rrëzimin e Ramës është largimi i Bashës, pasi është kthyer në një pengesë.

Bylykbashi: Sot është dita kur kthehet një instrument që Basha ua kishte marrë në të gjitha format. Sot me këtë referendum shprehet demokratët dhe do të vendosin për të ratifikuar vendimin që ka marrë Kuvendi. PD po ia çon për vendimmarrje finale çështjen demokratëve. Basha është shkarkuar me datë 11, por sot përmbyllet procesi.

Fuqia qëndron te demokratët dhe jo në një takim ose event që synon që të forcojë kultin e individët të Bashës. Asnjë demokrat në këto 8 vite opozitë me regjimin e Edi Ramës, por që Basha është bërë pengesë për ta rrëzuar, demokratët janë përballuar me gazin dhe arrestimet nga polica. Gjëja e parë që duhet të bëjmë për rrëzimin e Ramës është largimi i Bashës.