"Pronari si duket është proamerikan", Strazimiri dhe Hajdarmataj tregojnë pse zgjodhën bar Amerikën për referendum
Sali Berisha do të votojë sot në bar Amerika, ngjitur me hyrjen e Ambasadës amerikane.
Aty do të hedhin votën për shkarkimin e Lulzim Bashës anëtarët e degës dy të PD në kryeqytet dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Gent Strazimiri dhe Mimoza Hajdarmataj dhanë detaje nga procesi.
Strazimiri: Gjithçka është në rregull, ka fluks të madh në Qendra Votimi.
Hajdarmataj: Janë 1600 votues, te dega dy po votojnë dhe anëtarët e Këshillit Kombëtar.
Sa i takon zgjedhjes së lokalit ata thonë se nuk ka asnjë simbolikë.
Strazimiri: Votimi në lokal nuk është qesharak, degët e PD janë zyra, më të vogla se ky bar. Jemi përpjekur gjithmonë të gjejmë ambjente sa më të mëdha që të votojnë sa më shumë. Në rrethe kemi pasur hollet e Pallateve të Kulturës. Bar Amerika është vend që e njeh gjithë lagjja, varet dhe kush ta jep lokalin.
Hajdarmataj: Nuk ka simbolikë. Pronari si duket është proamerikan. Zyra e degës nuk ka na ftuar më që pas zgjedhjeve të fundit. Njerëzit ndihen të vlerësuar që po shprehen me votë për të larguar kryetarin vulëmbajtës.
Lidhur me ndryshimet statutore të miratuara në Kuvendin e 11 dhjetorit, Strazimiri thotë se do të vlerësohet nëse kanë mospërputhje kushtetuese.
Strazimiri: Mospërputhja është: Në Republikën e Shqipërisë ndalohen organizime që kërkojnë të përmbysin pushtetin me dhunë. Nëse statuti i partive ka të tilla qëllime antikushtetuese.
Si Strazimiri dhe Hajdarmataj mendojnë se kreu i PD Basha nuk ka asnjë zgjidhje përveç se ti bindet votës së anëtarësisë.
Strazimiri: Aty ku është baza duhet të shkojë cilido, me ta duhet të qëndrojmë deri në fund. Nuk ka asnjë kështjellë për tu marrë se nuk ka asnjë kështjellë që nuk e kanë demokratët tashmë. Selia dhe gjithçka tjetër është e demokratëve. Cilido është në zyra është një qeraxhi në seli. Bashën do ta largojmë me votën e lirë të demokratëve nëse nuk e njeh e ka për të zezën e vet.
Hajdarmataj: Deputeti Basha do bënte mirë të qëndronte në staturën e deputetit se nuk është më kryetar i PD. Nuk është në dëshirën e tij të pranojë apo jo vendim, as të një grupi të vogël të kryesisë ilegjitime të emëruar prej tij, nuk mund ta mbajnë peng PD. Palca e PD po voton sot në gjithë Shqipërinë.

