“U ngjita në skenë 6-vjeç”, rrëfehet Irian Taraboshi, këngëtarja që i këndoi pandemisë

21 vjeçarja nga Shkodra Irian Taraboshi, një ndër artistet më të reja të muzikës së lehtë ishte e ftuar këtë pasdite në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora për të treguar hapat e parë të saj drejt botës muzikore.

Këngëtarja u shpreh se për herë të parë ishte ngjitur në skenë në moshën 6 vjeçare, ku më pas nuk u ndal më.

“Kam qenë 6 vjeç kur jam ngjitur në skenë për herë të parë. Disa vite më vone në 2010-ën kam marrë pjesë në “Gjeniun e vogël”, ku arrita deri në gjysmë finale. Unë vij nga një familje muzikantësh, mami ka qenë violiniste. Mami ishte ajo që më mësonte këngët dhe më bënte prova, është siguri kur përgatitesh me prindërit”, u shpreh Taraboshi.

Ajo krijimin e parë të saj të titulluar “Për ty”, u shpreh se ja ka dedikuar nënës së saj të ndjerë, të cilën e performoi edhe në studio.