Mirudi fitues? Grupi dhe fansat e Eurovision më mbështesin pa fund, i duhem asaj skene
Por, pse duhet ta fitojë Mirudi këtë Festival? Përgjigjja e tij na befason të gjithëve
Dajana: Çfarë organizimi ke me 21 Dhjetor Mirud?
Mirud: Unë po bëj koncertin tim të parë solo në Tiranë dhe jam shumë i emocionuar. Kam kënduar në koncerte të tjera, por kësaj rradhe vij ndryshe. Mezi pres të shikoj se kush do të vijë e kush jo.
Dajana: Mendon se publikut shqiptar i duhet një artist si Mirudi?
Mirud: Po, edhe nëse Shqipëria nuk është gati për performancat që unë sjell, mendoj se është koha për një gjë të tillë mes njerëzve, të paktën njerëzit të kuptojnë se arti është ndryshe nga seksualiteti apo gjinia e një personi dhe nuk ka të bëjë fare më atë gjë.
Dajana: Cilët janë pretendentët që mund të fitojnë dhe ato që ti ke dëshirë të jenë tek top treshja më e mirë?
Mirud: Nuk e di sesi do të shkojë, sepse kemi gjithmonë surpriza dhe të papritura në festival. Por, Ronela, Alban Ramosaj apo Janex.
Dajana: Pse duhet t’a fitojë Mirudi këtë festival?
Mirud: Sepse atë që unë sjell nuk e bën dot askush tjetër! Nëse nuk fitoj, do të luftoj për gjëra akoma edhe më të mëdhaja që unë kam ëndërr t’i bëj.
D-NIGHT një program nga Dajana Shabani në RTV Ora Live nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:
Minutazhi/ 43:40

