Bilani: Nudoja në Shqipëri është turp, heqja e brekëve në pub-e jo! Koreografia: Ka fotografë që bëjnë shantazh me foto nudo

Në përditshmërinë tonë përballemi shpesh me ekzagjerim në veshje deri në vulgaritet.

Fotografi, Feliks Bilani, ndan për emisionin "Ditë e Re" në Rtv Ora një eksperiencë gjatë punës së tij.

Bilani: Para disa vitesh merresha me imazhin e një kompanie që prodhonte veshje intime.Në kërkim të një modeleje më vjen një vajzë 25-26 vjeçe e veshur me një shkurtërsi fundi shumë të çuditshëm. I thashë kjo është linjë intimo, jo tha me intimo nuk dal. I thashë ke më të nxjerrësh? Kultura është e tillë, shqiptari jeton për hir të botës dhe jo vetes. Na shqetëson çfarë thotë tjetri për ne dhe jo çfarë ne bëjmë.Vajza ka xhinset e grisura, një kokërr katunari pellazg nga krahu tjetër i vë direkt emrin tjetër kësaj vetëm nga xhinset e grisura. Jemi komb maskil. Këta meshkuj me kë shkojnë? Shkojnë me meshkuj që paragjykojnë femrën kaq shumë. Nudoja në Shqipëri është turp, heqja e brekëve nëpër pub-e nuk është turp.

Nga ana tjetër koreografia, Milena Sinakolli, tregoi se fotografë joprofesionistë tentojnë të ndërtojnë famën e tyre me foto nudo me të cilat më pas bëjnë shantazh.

Sinakolli: Në kohët e sotme është kthyer në mënyrë bastarde. Kam dëgjuar se shumë fotografë joprofesionistë për të arritur aty ku duhet, për të krijuar famën e tyre e nisin me nudon dhe bëjnë shantazh. Postojnë foto që nuk duhen të dikujt tjetër.