Pesimizmi i një fotografi: Kur shqiptari të shohë femrën në sy dhe jo nga shalët, atëherë do përceptohet nudoja dhe baleti nudist

Nudizmi vijon të mbetet ende tabu në vendin tonë. Fotografi shqiptar, Feliks Bilani, thotë se kjo lidhet frustrimin dhe mentalitetin e një shoqërie meskine si ajo e jona.

Feliks Bilani: Pse duhet të vishemi nga pjesa e një morali pellazg. Në botë nudot i ke mes Vatikanit. Shqipëria ka një problem madhor, kur shqiptari të mësohet të shohë femrën në sy dhe jo nga shalët atëherë do të përceptohet dhe nudoja dhe baleti nudist. Akoma shqiptari nuk ka mësuar syrin. Kjo ëhstë tabuja jo nudoja.

Ai shton se në nudo mund të kalosh shumë kollaj në vulgaritet.

Feliks Bilani: Sot kalojnë edhe në një foto normale, foto gazetareske. Akoma nuk e kanë të mësuar parimin bazë, fotografia duhet të flasë. Nëse fotografia nuk flet nuk është më fotografi.