E nisim me Rusinë në shtëpi, mësoni kalendarin e Shqipërisë në Nations League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Dhjetor 2021, 13:44
Shqipëria mësoi një ditë më pare kundërshtarët e Ligës së Kombeve, ku për herë të pare do të jemi në Ligën B. Një shkallë vështirësie më e madhe për kuqezinjtë tanë por me pak fat duhet thënë se shorti ishte pozitiv.
Përveç Rusisë që është rivale shumë e forte, Islanda dhe Izraeli janë rivalë të kalueshëm ndaj të cilëve vitet e fundit ne kemi fituar.
Gjithsesi, sot është zbuluar edhe kalendari me ndeshjet e Ligës së Kombeve ku Shqipëria do të nisë rrugëtimin më 2 Qershor.
Ndeshja e pare do të jetë në shtëpi ndaj Rusisë dhe praktikisht, pjesa më e madhe e këtij edicioni zhvillohet nga Qershori deri në Shtator.
Ndeshja e fundit do të jetë sërish në shtëpi me Islandën më 27 Shtator.
Në foton më poshtë edhe kalendari i kuqezinjve../Ora News/.

