Një tjetër gol kuqezi. Armando Sadiku realizon në Kupën e Mbretit (Video)

Armando Sadiku po rikthehet gradualisht në lojtarin që kemi njohur. Sulmuesi kuqezi, këtë vit në kategorinë e dytë spanjolle, ka shënuar golin e dytë me fanellën e Las Palmas.

Edhe pse nuk i është dhënë shumë shansi në kampionat, sot ai luajti titullar në Kupën e Mbretit në raundin e dytë ndaj Valladolid ku la dhe shenjë.

Lojtari shqiptar shënoi golin e parë por fatkeqësisht vendasit shënuan 3 herë të tjera duke eliminuar Las Palmas. Gjithsesi pozitive mbetet goli i Sadikut./Ora News/.