AlbChrome rikthen futbollin në Bulqizë, 40 mln lekë për rindërtimin e fushës
Kompania AlbChrome është bërë bashkë me Federatën Shqiptare të Futbollit dhe bashkinë Bulqizë për të rikthyer futbollin e luajtur në qytetin e minatorëve.
Fusha e futbollit është ndërtuar e gjitha nga e para sipas standardeve me të larta.
Drejtori i Minierës së AlbChrome në Bulqizë, Mikel Demçe, tregon se Albchrome ka kontribuar me 40 milionë lekë në këtë investim të shumëpritur dhe merituar nga komuniteti.
"Kompania AlbChrome jo vetëm që është punëdhënësi më i madh në qytetin e Bulqizës por edhe kontribuesi dhe sponsorizuesi kryesor në sfera të ndryshme sociale."
Punimet janë në fazat e fundit dhe së shpejti ekipi i futbollit të Bulqizës pas endjeve në fushat hua do të rikthehet në shtëpi dhe bulqizakët në stadium.
"Për dy, tre muaj fusha do të jetë gati për ekipin e futbollit të Bulqizës dhe sportdashësit të Bulqizës."
Investimi për sportin është më i fundit i kompanisë AlbChrome për Bulqizën në kuadër të përgjegjësisë sociale të korporatave.
Kompania prej vitesh kontribuon në mbështetje të shkollave, kopshteve dhe çerdheve të qytetit, si dhe në mbështetje me bursa të studentëve më të mirë nga Bulqiza, që vendosin të vazhdojnë studimet për gjeologji-miniera në Tiranë.
Mediet kosovare: Arrestohet Noizy në Kosovë, zbulohet arsyeja
16 Dhjetor, 10:56

