Broja bën gjithçka por Southampton barazon 2-2. Shihni paraqitjen e bomberit kuqezi

Armando Broja do të rikshkruajë paraqitjet e lojtarëve shqitarë në Premier League. Vetëm 20 vjeç, lojtari kuqezi ka arritur në kuotën e 6 golave deri tani me fanellën e Southampton ku 4 janë në Premier League.

Sot ai ishte titullar dhe protagonist absolut për ekipin e tij teksa në pjesën e parë bëri gjithçka mirë. Fillimisht në minutën e 32’ me një lëvizje shumë të bukur fitoi një faull pranë zones nga ku vjen dhe goli i parë për miqtë. Vetem 4 minuta më pas, ai tund rrjetën serish me një të djathtë të fortë që nuk mund ta ndalte askush.

Shpërthimi i tij karakteristik pas golit tregon se Broja ka një uri të madhe për të shënuar dhe sot goli i tij nuk mjaftoi teksa në minutën e 70’ u zëvendësua dhe sfida u mbyll 2-2.

Në ndeshjen tjetër, Wolves mori një fitore minimale 1-0 në fushën e Brighton./Ora News/.