Sir Lewis Hamilton tani edhe Kalorës. Një çmim ngushëllues për britanikun

Tre ditë pas çmimit të madh të fundit të sezonit, i cili kurorëzoi Max Verstappen si kampion bote, britaniku Lewis Hamilton u emërua Kalorës nga Princi i Uellsit, Charles, në Kështjellën Windsor.

Një çmim ngushëllues ky për 7 herë kampionin e botës i cili u zhvesh nga tituli në Formula 1 dhe sot u vesh nga një tjetër titull në vendin e tij.


I shoqëruar nga nëna e tij Carmen, Hamilton, 36 vjeç, u nderua për kontributin e tij në motorsport e sidomos për atë në Britaninë e Madhe, pasi barazoi Michael Schumacher me shtatë tituj botëror për pilotë të fituar në vitet e fundit. Gjithashtu skuadra e tij, Mercedes, fitoi titullin e tetë radhazi në kampionatin e konstruktorëve.

Sir Lewis Hamilton tani edhe Kalorës. Një çmim ngushëllues

Në kështjellën historike të Wisdor, Hamilton u gjunjëzua përpara Princit Charles i cili e “pagëzoi” atë me titullin Kalorës të

Lewis Hamilton është piloti i katërt i Formula 1 që është shpallur kalorës nga familja mbretërore, pas Jackie Stewart, Stirling Moss dhe Jack Brabham. /Ora News/.