Kosova në Ligën C të Nations League, ja rivalët e dardanëve

Kosova e cila është ende pa një trajner me kohë të plotë dhe që pritet të emërohet në ditët e ardhshme, ka mësuar sot kundërshtarët e Uefa Nations League 2022-2023. Dardanët të cilët nuk kanë bërë një paraqitje të mire në eliminatoret e Botërorit por në Nations Leaguen e kaluar shkëlqyen duke iu afruar kualifikimit në Euro 2022, do të jenë në Grupin  të Ligës C.



Kosova do të jetë në Grupin 2 dhe nuk do ta ketë aspak të lehtë pasi do të ketë sërish Greqinë, ashtu siç u përballën pikërisht në eliminatoret e fundit të Botërorit. Gjithashtu do të ketë edhe njërën mes Qipros dhe Estonisë, atë që fiton mes tyre dhe ekipi tjetër do të jetë Irlanda e Veriut.

Grupi 2, Irlanda e Veriut, Greqia, Kosova, Qipro/Estoni.

Një grup i forte duhet thënë por shanset janë për të bërë mire por fillimisht dardanët duhet të zgjedhin timonierin e ri/Ora News.