Video/ Dortmund rikthehet te fitorja falë Haaland. Ndalen Leipzig e Leverkusen

Me një Haaland të tillë është mëkat të mos fitosh. Borussia Dortmund po shijon formën fantastike të Erling Haaland i cili që kur eshtë kthyer nga dëmtimi ka shënuar 6 gola në 5 ndeshje. Sot ai realizoi një dopietë në përballjen me Greuther duke i dhënë 3 pikë verdhezinjve që tashmë e shikojne veten 6 pike larg Bayern Munchen.



Në sfidat e tjera, Leipzig u ndal në një rezultat zhgënjyes 1-1 në fushën e Augsburg duke konfirmuar se ka probleme këtë sezon ashtu si Leverkusen që u ndal në barazim 2-2 përballë Hoffenheim. Për t’u veçuar fitorja fantastike e Eintravcht Frankfurt 3-2 në fushën e M’Gladbach./Ora News/.