Paraja nuk blen gjithçka. Lojtari më i pasur në planet “hiqet qafe” nga ekipi i radhës

Kur flitet për më të pasurit e futbollit janë gjithmonë Messi e Ronaldo, sepse janë më të mirët dhe sigurisht që janë paguar një mal me para. Por nuk janë ata më të pasurit në botën e futbollit sepse Faiq Bolkiah i lë mbrapa që të dy bashkë.

Ai është nipi i Sultanit të Brunei, Hassanal Bolkiah dhe një ditë do të trashëgojë 17 miliardë USD pasuri që i takojnë sipas fronit.

Faiq Bolkiah është vetëm 23 vjeç dhe prej kohësh po kërkon të bëhet dikushi në futboll dhe pavarësisht se është i “kripur” në para duket se asnjë klub nuk e mban sepse nuk është në nivelin duhur.

Ai nisi karrierën te Southampton më pas Arsenal dhe Chelsea deri në 3 sezone me  Leicester.

Paraja nuk blen gjithçka. Lojtari më i pasur në planet

Por këtë vit ishte me fanellën e Maritimos në Portugali ku duket se edhe aty nuk ka më vend pasi klubi ka ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën me të.

Paraja duket se nuk blen gjithçka, talentin jo e jo por as një vend në një klub futbolli./Ora News/.