UEFA Nations League, Shqipëria dhe Kosova mësojnë rivalët. Ja shorti për kuqezinjtë dhe dardanët
Shqipëria ka mësuar rivalët e Nations League. Në edicionin e ri 2022-2023 do të kemi një grup të forte por edhe të kalueshëm teksa kuqezinjtë do të jenë në Grupin 2.
Shqipëria është shortuar me Islandë, Rusinë dhe Izraelin, një grup tepër i kalueshëm duhet thënë por sigurisht rivalët si Islanda dhe Rusia janë rivalët më të vështirë por shumë të kalueshëm. Izraeli nuk duhet nënvlerësuar por ne e kemi treguar se jemi nivel tjetër.
Shorti i plotë i Ligës B të Nations League ku për ne mund të kishte shkuar shumë më keq.
Grupi 1, Ukrainë, Skoci, Irlandë, Armeni
Grupi 2, Islandë, Rusi, Izrael, Shqipëri
Grupi 3, Bosnje, Finlandë, Rumani, Mali i Zi
Grupi 4, Suedi, Norvegji, Serbi, Sloveni.
Duhet theksuar, se fitorja në këtë sezon të Nations League ende nuk konfirmon një kualifikim në Euro 2024 pasi fillimisht duhet përcaktuar formati i Europianit 2024 që zhvillohet në Gjermani.
derkohe qe Kosova do të jetë në Grupin 2 dhe nuk do ta ketë aspak të lehtë pasi do të ketë sërish Greqinë, ashtu siç u përballën pikërisht në eliminatoret e fundit të Botërorit. Gjithashtu do të ketë edhe njërën mes Qipros dhe Estonisë, atë që fiton mes tyre dhe ekipi tjetër do të jetë Irlanda e Veriut.
Grupi 2, Irlanda e Veriut, Greqia, Kosova, Qipro/Estoni./Ora News.
