Shqipëria me fat në Ligën B, shorti e përballë me rivalë të kalueshëm

Shqipëria me fat në Ligën B, shorti e përballë me

Shqipëria ka mësuar rivalët e Nations League. Në edicionin e ri 2022-2023 do të kemi një grup të forte por edhe të kalueshëm teksa kuqezinjtë do të jenë në Grupin 2.


Shqipëria është shortuar me Islandë, Rusinë dhe Izraelin, një grup tepër i kalueshëm duhet thënë por sigurisht rivalët si Islanda dhe Rusia janë rivalët më të vështirë por shumë të kalueshëm. Izraeli nuk duhet nënvlerësuar por ne e kemi treguar se jemi nivel tjetër.

Shorti i plotë i Ligës B të Nations League ku për ne mund të kishte shkuar shumë më keq.

Grupi 1, Ukrainë, Skoci, Irlandë, Armeni

Grupi 2, Islandë, Rusi, Izrael, Shqipëri

Grupi 3, Bosnje, Finlandë, Rumani, Mali i Zi

Grupi 4, Suedi, Norvegji, Serbi, Sloveni.

Duhet theksuar, se fitorja në këtë sezon të Nations League ende nuk konfirmon një kualifikim në Euro 2024 pasi fillimisht duhet përcaktuar formati i Europianit 2024 që zhvillohet në Gjermani./Ora News/.