FIFA bëhet Noteri. Gati norma e re që do të bëjë revolucion në merkato
Futbolli botëror do të ketë një betejë tjetër të rëndësishme që mund të përfaqësohet nga roli i agjentëve sportivë.
Siç raportohet, FIFA po përgatitet të prezantojë një rregull të ri nga 1 korriku 2022 për të kufizuar komisionet milionëshe për transferimet ndaj kujtdo, nga anëtarët e familjes, te avokatët apo figura të tjera - që përfaqëson një futbollist në një negociatë, një vendim që mund të revolucionarizojnë tregun e transferimeve të së ardhmes.
Drafti i rregullores së re që ekziston tashmë, dhe po i jepet dora e fundit, ka shkaktuar një zemërim të madh te agjentët e mëdhenj, ndër më aktivët është gjithmonë Mino Raiola, të cilët kanë krijuar një front të përbashkët sepse e konsiderojnë ligjshmërinë e saj më shumë se të dyshimtë në bazë të ligjeve të BE-së dhe ka të ngjarë të fillojë një padi kolektive nëse rregulli hyn në fuqi.
Aktualisht FIFA rekomandon që komisionet të mos kalojnë 3%, por pikërisht mbetet si rekomandim dhe nuk ka kufizime të vendosura. Dhe 3% është një utopi, duke qenë se vetëm sezonin e kaluar shumat për komisione i kalonin 450 milionë euro.
Për të rifituar kontrollin, rregullorja e re synon të krijojë një organ të ri, “Clearing House”, e cila do të menaxhojë të gjitha pagesat. Klubet do t'i paguajnë komisionin FIFA-s dhe ky organ i krijuar posaçërisht do t'i bëjë transferimet përfaqësuesve të lojtarëve, duke vepruar si një lloj menaxheri i të ardhurave. Pagesat nuk do t'i bëhen më drejtpërdrejt nga klubi agjentit, por të gjitha do të kalojnë përmes FIFA-s për t'u siguruar që komisionet - ndërmjet klubit dhe lojtarit - të mos kalojnë 6%.
Praktikisht siç ndodh në Shqipëri që për të blerë një pasuri të patundshme, pagesa i kalon Noterit dhe jo direkt pronarit që zotëron objektin.
Është pikërisht në kufijtë e komisioneve që agjentët kanë dyshimet më të mëdha. Me rregullin e ri, një prokuror mund të ngarkonte klientin e tij vetëm me 3% të pagës, të cilën do ta përballonte vetë lojtari dhe 3% të tjera do të paguheshin nga klubi blerës.
Një opsion i dytë, në këtë rast shumë më i favorshëm, do të ishte t'i ngarkohej klubit transferues një komision të barabartë me 10% të çmimit të transferimit. Megjithatë, agjenti mund të përfitonte vetëm nga një nga këto dy mundësi. Pra ose 3% + 3% ose 10% të transferimit dhe të gjitha keto të kalohen nga FIFA. Lufta sapo ka filluar dhe nuk përjashtohet që të dërgohet në Gjykatën e Drejtësisë në BE./Ora News/.
