Video/ Arsenali vijon ngjitjen. Mposht West Ham dhe rrëmben vendin e katërt

Për zonën Champions, tani duhet llogaritur edhe Arsenali. Skuadra e Mikel Arteta ka kaluar problemet e fillimit të sezonit dhe është bërë një kandidate serioze për t’u renditur mes 4 vendeve të para në Premier League.

Sot “topçinjtë” treguan veten në një përballje direkte ndaj West Ham, në derbin e luajtur ne “Emirates”, të fituar me rezultatin 2-0.

Pas një pjese të parë dhe të luftuar, e dyta ishte më intensive dhe më me shumë emocione teksa vendasit gjetën golin e parë me Martinellin në 48’. Coufal la miqtë me 10 lojtarë në 67’ teksa Lacazette humbi edhe penallti në 69’ por golin e sigurisë e shënoi talenti Rowe në 87’ duke konfirmuar 3 pikët për “topçinjtë”.

Tashmë Arsenali shkon në vendin e katërt në kuotën e 29 pikëve duke spostuar pikërisht West Ham-in./Ora News/.