Berisha publikon sloganin para Referendumit dhe i dërgon mesazh Bashës: E ardhmja nuk është humbje, as pazar

Sali Berisha ka publikuar spotin në lidhje me Referendumin që do mbahet nesër më 18 dhjetor, në të njëjtën ditë kur Basha ka thirrur Kuvendin e PD-së.

Në një video mesazh, zoti Berisha thotë se e ardhmja nuk mund të jetë as humbje dhe as pazar, duke ju referuar Lulzim Bashës.

"E ardhmja nuk mund të jetë humbje, as dhe pazar. Ajo duhet të jetë gjithnjë fitore dhe vetëm fitore. Rithemelimi i PD-së është shpëtimi i Shqipërisë. Zoti ju bekoftë!"

Ndërkohë, slogani i  Lulzim Bashës lidhur me Kuvendin Kombëtar të 18 dhjetorit është “të zgjedhim të ardhmen”.