Artisti Agron Gurguri: Shfaqja "Nusja në thes" bëri bashkë Shqipërinë dhe Kosovën
“Nusja në thes” është shfaqja që do të vijë si premierë në datën 10 dhjetor në Podujevë.
Regjisorja shqiptare Elma Dorezi ka bërë bashkë një kastë aktorësh shqiptar dhe kosovar të cilët do të vinë në një interpretim krejt ndryshe nga çfarë publiku ka parë në Tiranë në vitin 2014.
“Ndryshe nga viti 2014 shfaqja vjen komplet e rikonceptuar ndryshe, pothuajse kam ndryshuar gjithçka , nuk dua të zbuloj më shumë hajdeni shiheni në 10 dhjetor” u shpreh Dorezi.
Drejtori i teatrit të Podujevës Agron Gurguri njëherazi dhe drejtori artistik i shfaqjes tha se kjo komedi ka bërë bashkë Shqipërinë dhe Kosovën, artisti u shpreh entuziast për këtë projekt.
Aktorja Valina Muçolli tha se pas një muaj punë intensive, aktorët janë gati të luajnë në skenë.
Vepra “Nusja në thes” u shkrua 60 vite më parë nga Hekuran Zhitit. Ngjarjet zhvillohen diku në Myzeqenë e viteve 1920.
I vendosur me qëllimin për të zbatuar me përpikmëri detyrat e tij si qytetar në shërbim të popullit, prefekti i kthen në qëllimet personale dhe vendoset në shërbim të vetvetes.
Abuzime e tij kalojnë çdo kufi, çdo cak, dhe këto abuzime regjisorja Elma Doresi ka vendosur ti përcjellë nëpërmjet skenës, duke zgjedhur protagonistë të veprës komedi, aktorët: Besart Zeneli, Muhamet Zeka, Ryva Kajtazi, Sindi Çitaku, Gani Morina, Suela Konjari dhe Valina Muçolli.
