Cirk në rrugë, pas nxjerrjes nga çadra aktorët kërkojnë takim me Ministren: Ku do i bëjmë shfaqjet?

Kjo është mënyra se si artistët e zgjodhën të protestojnë për cirkun. Ambienti ku dikur ata jepnin spektakël për shikuesit, tashmë është kyçur nga përmbarimi.

Para Ministrisë së Kulturës performuan jo për kënaqësinë e artëdashësve, por për ti bërë thirrje institucioneve që të reagojnë.

Madje deklarojnë se as mjetet e punës dhe as veshjet nuk kanë mundur ti marrin.

"Sot në çadër nuk na lanë të marrim rrobat. U mashtruam që dje, përmbarimi tha nuk do luhet asgjë. Ndërkokë sot prishet çadra, nuk na lejojnë të hyjnë. Ministria dje thanë se çadra nuk luan nga ty. Po bëjmë shfaqje me rrobat tona, shpresojmë të na japin një zgjidhje"

"Ishte katastrofë të shikoje çadrën e cirkut duke u hequr. Presim reagim nga Ministria. Duam zgjidhje, cirk të ri dhe një ambjent ku të vendoset çadra që të vazhdojmë shfaqjet."

Të mërkurën përmbarimi zbarkoi pranë ambienteve duke kërkuar largimin e artistëve dhe kthimin te pronari.

Veprimi ka sjellë dhe përplasje mes instititucioneve pasi Ministria deklaroi se nuk kishte dijeni.