Vasili: Dje u arrestua një bisht periferik, anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal janë të lirë

Lëvizja Socialiste për Integrim, e cila ka denoncuar aferat e incineratorëve, i bën thirrje SPAK të veprojë në menyre të rrufeshme per te kapur anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal siç e quan Petrit Vasili rrjetin e kësaj afere.

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili, thotë se Lefter Koka ishte vetëm një bisht periferik i aferës se incineratorëve, pasi sipas tij anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal janë të lirë.

Ai tha se janë të implikuar persona dhe kompani, ndaj dhe i bëri thirrje SPAK të veprojë në mënyrë të menjëhershme.

Këta persona, sipas Vasilit, gjenden në të gjithë nivelet e pushtetit, kryeministror, ministror, bashkiak e të tjerë.

Petrit Vasili: E vetmja gjë që të gjithë shqiptarët  prisnin, ishte që në mënyrë të rrufeshme  SPAK të bënte izolimin e menjëhershme, vënien para përgjegjësisë, arrestimin sekuestrimin dhe muaj e muaj më parë të gjithë duhet të ishin para drejtësisë. Sot jemi para një fakti tjetër të rëndë, që një bisht periferik u arrestua, të gjithë anëtarët e tjerë të grupit të strukturuar kriminal, në të gjithë nivelet e tij, kryeministror, ministror, bashkiak e të tjerë vazhdojnë të jenë aty. Kjo është një aferë ku janë përfshirë dhjetëra persona, kompani, struktura qeveritare. Është afera më e rëndë e shekullit të cilën LSI në tre denoncime të njëpasnjëshme,  imponuan SPAK që të lëviz pak gishtin. Kjo aferë nuk pret më, veprimi duhet të jetë i rrufeshëm dhe i menjëhershëm.

E vetmja gjë që të gjithë shqiptarët  prisnin, ishte që në mënyrë të rrufeshme  SPKA të bënte izolimin e menjëhershme, vënien para përgjegjësisë, arrestimin sekuestrimin dhe muaj e muaj më parë të gjithë duhet të ishin para drejtësisë.  

LSI e konsideron aferën e incineratorëve si më të rëndën e shekullit dhe për këtë ka bërë tre denoncime. 

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, u arrestua një ditë më parë me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas hetimeve për koncesionin e incineratorit të Elbasanit.