Çfarë ndodh nëse Omicron vjen edhe në Shqipëri? Doktori: Rriten infeksionet, por sëmundshmëria jo
Varianti i ri i koronavirusit, Omicron, i cili ka shqetësuar mbarë botën është bërë objekt diskutimi nga të gjithë, pasi pikëpyetjet dhe dyshimet për mutacionin e ri janë të shumta.
Por çfarë ndodh nëse Omicron vjen edhe në Shqipëri?
I ftuar në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora, Muka thotë se nëse Omicron vjen në Shqipëri mund të rritet transmetueshmëria, rastet e infektimit dhe ri-infektimit, por jo vdekshmëria.
Duke u bazuar në të dhënat nga Afrika e Jugut, ku Omicron u identifikua për herë të parë, Muka pohon se simptomat e të infektuarve atje janë të lehta, vdekshmëria e ultë, ndërsa transmetueshmëria e lartë.
Taulant Muka: Omicron është më i transmetueshëm, por simptomat janë më të lehta. Ka 80% më pak rrezik që të kalosh në komplikacione. Mendohet se një përqindje e madhe e popullatës shqiptare ka një imunitet natyral, ka dhe një përqindje që e ka marrë imunitetin nëpërmjet vaksinës.
Duket që imuniteti natyral të japë një mbrojtje më afatgjatë se sa vaksinat. Imuniteti që merret përmes vaksinave duket se ulet me kalimin e kohës, por sigurisht që qëndron ndaj sëmundshmërisë dhe humbjes së jetës.
Të dhënat nga Afrika e Jugut, ka një përhapje të gjerë të virusit, pasi mendohet se 70% e popullatës atje ka kaluar variantet e mëparshme të virusit. Ndërkohë që rreth 25% e popullatës është vaksinuar. Deri më tani infeksioni shfaqet me simptoma të lehta.
Ndërsa numri i vdekjs është i ulët. Kjo na bën optimist për vendin tinë, pasi vendi jonë ka zgjedhur një rrugë të ngjashme për sa i përket infeksionit natyral. Dhe në rast se Omicron mund të vij në Shqipëri, mund të rritet rrezikshmëria e infektimit, mund të rritet rrezikshmëria e ri-infektimit, por në rast se e ke kaluar infeksionin sëmundshmëria mund të jetë më e ulët dhe në rast se je vaksinuar sëmundshmëria mund të jetë sërish e ulët

