U konfliktuan në market, Ora News zbardh detaje nga vrasja në Tiranë, viktima dhe shoku në gjendje të dehur...

Ora News zbardh detaje të reja nga konflikti me armë zjarri në Tiranë që i kushtoi jetën shtetasit Jurgen Duka (Mëziri). Ngjarja ndodhi pak pas mesnate në rrugën "Irfan Tomini".

Shtetasi Jurgen Duka (Mëziri), dyshohet se në gjendje të dehur, së bashku me shokun e tij shtetasin O. D., kanë hyrë në marketin që shikoni në foto dhe pas një debati ka filluar një konflikt me një shtetas tjetër të pa identifikuar.

Shtetasi i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri ku ka mbetur i plagosur Jurgen Duka, i cili më vonë ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.


Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal për veprën penale "Falsifikimi i monedhave" ku në vitin 2016 Gjykata e Apelit Tiranë për këtë vepër e ka dënuar me 8 muaj burg; për veprat penale "Heqja e paligjshme e lirisë" dhe "Përndjekja" në vitin 2017 ku është dënuar me 4 muaj burg.

Gjithashtu ky shtetas, në vitin 2013 është proceduar për veprën penale "Mashtrimi" dhe në vitin 2014 është proceduar për "Mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë".

Shërbimet e Policisë kanë kaluar menjëherë në vendngjarje, dhe grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë ka sekuestruar prova  materiale që shërbejnë për të identifikuar autorin e ngjarjes.

Janë marrë në pyetje shoku i viktimës dhe persona të tjerë në vendngjarje. Nga ana e policisë vijon puna për identifikimin e kapjen e autorit.