Deromemaj: Nuk ndihem mirë që kam përballë demokratët, doja të kisha kundërshtarët politikë

Në Drejt nga Luan Rama në RTV Ora, Genc Deromenaj anëtar i komisionit të rithemelimit të PD-së u shpreh se nuk dihet mirë që duhet të debatojë me demokratët.

Ai tha se debatet me njëri-tjetrin nuk prodhojnë një gjë të mirë, por shtoi se do t’i qëndrojë parimeve dhe të drejtës.

Deromemaj: E ndjej vetën keq që jam përballë dhe debatoj me Endri Hasën, unë shpresoja që të kisha përballë një kundërshtar politik. Debatet me njëri-tjetrin nuk prodhojnë një gjë të mirë, dhe prandaj nuk ndihem rehat.

Por nuk ama kjo nuk më ndalon që të respektoj parimet dhe të drejtën e njerëzit që punojnë atje. Nuk e lëmë partinë ne, se nuk jemi pak. Kjo ka qenë ngjarje për herë të parë ku delegatët kanë thërritur Kuvendin Kombëtar.