Konfirmohet vdekja e parë nga Omicron në Britani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2021, 14:17
Të paktën një person në Mbretërinë e Bashkuar ka vdekur, si pasojë e variantit të ri të koronavirusit, Omicron, ka thënë kryeministri.
Boris Johnson tha se viktima vdiq në spital, duke bërë përsëri thirrje qytetarëve të bëjnë dozën e tretë përforcuese të vaksinës.
Ndër të tjera Jonshon ka deklaruar se varianti Omicron, përbën 40% të infeksioneve në kryeqytetin britanik.
