"Do takohem me deputetët e PD", Berisha: Do thërras në takim Dumën, Salianjin, Tabakun. Nuk përjashtoj as Bashën

Ish-Kryeministri Sali Berisha është se do të thërrasë në takime deputetët e grupit parlamentar të PD. 

Ai është shprehur se beson se deputetët e PD të pajtohen me vendimet që u morën në Kuvendin Kombëtar që u zhvillua më 11 dhjetor.

Sali Berisha: Do filloj t'i thërras dhe të bisedoj me ta. Kam qenë në një proces intensiv pune. Qëndrimi i tyre se nuk duam që në këtë përplasje të anësojmë, nuk mund të mos respektohej nga unë. Por tani që vendosi Kuvendi ftoj secilin prej tyre të pajtohet me vendimet e Kuvendit të cilat janë apoteozë, apo Kushtetutë e vërtetë e lirisë, vendosen për herë të parë disa prej tyre. Vlerat më të arrira të lirisë të vendeve të zhvilluara", u shpreh Berisha.  

I pyetur se nëse do të thërrasë edhe kritikët e tij më të ashpër, Grida Dumën, Ervin Salianjin, Jorida Tabakun dhe Agron Gjekmarkajn, Berisha u shpreh se nuk do të përjashtoj asnjë. Të njëjtën përgjigje ka dhënë edhe për Lulzim Bashën.

Pyetje: Do thërrisni edhe Gjekmarkajn, Salianjin, Dumën dhe Tabakun që janë kritikët tuaj më të ashpër?

Sali Berisha: Nuk përjashtoj asnjë. 

Pyetje: Do e thërrisni Bashën për takim?

Sali Berisha: Zoti Basha mbetet deputet i PD. Nuk përjashtoj njeri. 

Këtë deklaratë Berisha e bëri në emisionin “Çim Peka” në Syri.Tv