"Luftë për karrige" Basha apo Berisha, kush meriton të jetë në krye të PD-së? Përgjigjet epike të qytetarëve

A e shohin shqiptarët Lulzim Bashën, si kryetar të PD-së, pas shkarkimit të tij nga kuvendi i thirrur nga Sali Berisha më 11 dhjetor?

Kjo ishte tema e rubrikës Vox Pop me Enkin, në emisionin "Ditë e Re" në RTV Ora. Mesa duket qytetarët janë të dyzuar, disa shprehen pro Bashës, ndërsa tjerë pro Berishës.

Nga ana tjetër një numër i konsiderueshëm qytetarësh shprehen të zhgënjyer nga politik-bërja në vendin tonë.

"Bashën nuk e shoh me kryetar të PD-së.Në Shqipëri bëhet luftë e frontit, e karriges, kështu që Bashën nuk i vjen mirë ta lëshojë karrigen, kështu që PD-ja do ndahet në dysh. Njëra do të kryesohet nga Berisha tjetra Nga Basha, mendoj se Berisha është me i fuqishëm se Basha. Për mendimin tim nuk do mbaja asnjë krahë, jam i zhgënjyer nga politika. Të gjithë politikanët janë shkatërrues të kombit", thotë një qytetar.