Mesazhi i Bashës për anëtarët që morën pjesë në Këshillin Kombëtar: Më 18 dhjetor vijojmë me këtë frymë si bashkëpunëtorë të vyer!

Është publikuar mesazhi i zotit Basha në Këshillin Kombëtar drejtuar pjesëmarrësve.

Basha është shprehur se kjo mbledhje ishte e një rëndësie kyçe për demokratët dhe më 18 dhjetor e më tej do të vazhdojnë me frymën e bashkëpunimit.

"Mbledhja e sotme e Këshillit Kombëtar ishte e një rëndësie kyçe për demokratët dhe rrugën që do ndërtojmë. Pjesëmarrja juaj ishte një vlerë e madhe, për të cilën mirënjohja ime është e thellë, në këto kushte komplekse.

Ju falenderoj për gjithçka bëtë të mundur me vendimet, frymën dhe mbështetjen tuaj të paçmim.
Në ditët në vijim, në 18 Dhjetor e më tej do të vijojmë me këtë frymë si bashkëpuntorë të vyer.

Me respekt!

Lulzim Basha"