Korçë / Dhjetëra fshtara të izoluar nga dëbora për të tretën ditë, kalimi vetëm me zinxhirë për makinat në Dardhë

Vijojnë të mbeten të izoluar fshatrat Lekas në Voskopojë, Panariti në Vithkuq dhe 4 fshatra në njësinë Dardhas pasi akset rurale për shkak të mungesës së infrastrukturës janë shumë të vështira për tu pastruar.

Si pasojë e temperaturave të ulta në disa minus gradë janë krijuar edhe akuj në rrugë, kështu segmenti Boboshticë-Dardhë, Korcë-Voskopojë, Korçë-Ersekë, Ersekë-Leskovik, Pogradec-Qafë Thanë kanë nevojë për kriposje.

Gjatë paradites në segmentin e Dardhës mjetet e vogla duhet të jenë të pajisura me zinxhirë. Gjatë natës rreshjet në qarkun e Korçës kanë qenë të pakta, por trashësia e dëborës nga 3 ditët e fundit vijon të jetë si më poshtë:

Në Dardhë trashësia e dëbores 70 cm. Në Voskopojë trashësia e dëborës ka shkuar rreth 30 cm.

Grupet e punës me mjetet e tyre ndodhen në terren për të bërë të mundur kriposjen e akseve të lartpërmendura në mënyrë që të krijojna për drejtuesit e mjeteve lehtësira.