Zbulohet apartamenti i dyshimtë në Lezhë/ Ja çfarë gjeti policia
Policia e Lezhës ka zbuluar një apartament, ku ka gjetur armë zjarri pistoletë, leje drejtimi dhe dokumente të tjera të lëshuara nga një shtet tjetër.
Si rrjedhojë janë arrestuar 3 persona, ndërsa 2 tjerë janë shpallur në kërkim.
Sipas Policisë apartamenti ishte në përdorin të shtetasit E.V, i cili është shpallur në kërkim.
"Gjatë operacionit "Mataro" u vunë në pranga 3 shtetas, u shpallën në kërkim shtetasit E. V. dhe M. N., si dhe u sekuestruan arsenal me armë, municion, mina me telekomandë, një sasi e konsiderueshme eurosh e përfituar nga veprimtaria kriminale dhe sende të tjera të kundërligjshme", njofton Policia.
Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.

