Video/ Ndjekje si në filma, policia i vihet pas skafit të mbushur me drogë, arrestohen 6 trafikantë dhe sekuestrohen 2.5 ton lëndë narkotike
Gjashtë persona u arrestuan dhe 2.5 ton hashash u konfiskuan pasi policia detare në Spanjë i ndoqi të dyshuarit me një skaf më 5 dhjetor.
Autoritetet në Spanjë, kanë bërë publike pamjet, ku shihet se si ndiqet skafi i mbushur me drogë. Agjentët fillimisht panë 2 persona në një varkë të pajisur me 3 motorë tha policia, e këtu lindën dyshimet.
“Duke pasur parasysh mundësinë e një transporti droge në det të hapur, agjentët vendosën të kishin një qasje të drejtpërdrejtë me të dyshuarit”, tha policia.
Pasi personat në bordin e varkës zbuluan praninë e policisë, të dyshuarit hipën në një mjet tjetër për të ikur, duke lënë të zbrazët varkën e parë që u vu re nga policia.
Ekuipazhi i skafit, i përbërë nga gjashtë persona, u larguan duke injorurar sinjalet e agjentëve, duke kryer manovra të vazhdueshme, ndërsa nisën të hidhnin në det tufa me hashash dhe thasë.
“Pas një ndjekjeje të gjatë, agjentët arritën të hipnin në varkë, duke vazhduar me arrestimin e gjashtë pasagjerëve të saj”, tha policia.
Të dyshuarit u transferuan në breg "për t'u sjellë para drejtësisë", tha policia.
Në video shihet ndjekja e të dyshuarve teksa policia u bën sinjale, duke treguar se duhet të ndalonin.
Hetimi është në vazhdim dhe është e paqartë nëse gjashtë kontrabandistët e dyshuar të drogës, të cilët nuk u identifikuan, janë akuzuar.
