Trumpi zgjedh zv\presidentin e tij: Guvernatori i Floridës zgjedhje e mirë për 2024-ën

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka folur për zgjedhjet e ardhshme presidenciale amerikane teksa ka përzgjedhur edhe një kandidaturë për zv. president.

Ai tha se Guvernatori i Floridës Ron DeSantis do të ishte një zgjedhje e mirë.

Ish-presidenti amerikan Donald Trump e ka braktisur zv.presidentin e tij Mike Pence, për një kandidaturë tjetër në zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Trump tha se Guvernatori i Floridës Ron DeSantis do të ishte një zëvendëspresident i mirë për presidencialet e vitit 2024.

"Unë mendoj se Ron DeSantis do të ishte zgjedhje e mirë," tha Trump. "Mike Pence është lënduar shumë nga ajo që ndodhi më 6 janari. Sinqerisht, nuk mendoj se e ka marrë veten.”

Megjithatë, Trumpi shtoi se kishte “shumë” kandidatë të tjerë të mirë, ku renditi edhe senatorin e Karolinës së Jugut, Tim Scott.

Përmendja e guvernatorit DeSantis solli duartrokitje të mëdha nga publiku, ndërsa përmendja e ish-guvernatorit të Floridës, Jeb Bush, shkaktoi brohoritje në sallë, ku më herët, Bushi dhe Trumpi janë përballur në fushatën e nominimeve republikane për  presidencialet në zgjedhjet e vitit 2016.

Trumpi ka lënë të kuptohet se ai do të kandidojë sërish për president në vitin 2024 .